Në një kohë kur të gjitha institucionet kërkojnë pa përjashtim fonde shtesë, presidenca bëri përjashtim. Megjithëse me një buxhet prej 14 milion lekë më pak në 2026, Valbona Lusha sekretare e përgjithshme e presidencës nuk u ankua.

Por Genta Sula, kreu Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit i tha komisionet të ligjeve se institucionet nuk duhen trajtuar njësoj pa diferencime preferenciale. Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurrencës e ilustroi kërkesën për më shumë fonde kur tha në godinën e këtij autoriteti 35 zonja mund të përdorin vetëm një tualet.

Kujtojmë se edhe presidenti Bajram Begaj ka shprehur dëshirën për godinë të re dhe më të madhe teksa zhvillonte një takim me presidentin turk, Erdogan.