Gjatë fjalimit mbajtur në Kamëz me strukturat e PD, Berisha ka folur për Daniel Shimën, ish-zv/drejtor i AKSHI-t, i cili u përfol se u rrëmbye gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, ngjarje e denoncuar nga vetë Berisha.

Berisha tha se e mbrojti Shimën por sipas tij,ai rezulton se ka vjedhur fonde nga AKSHI dhe i ka regjistruar në emër të nënës së tij, rrobaqepëse e cila rezulton sot si sipërmarrëse.

Ka një degradim ekstrem të administratës, njerëz të cilët drejtorë bashkie, vjedh e vjedh e vjedh dhe ndërton pallatin 20-katësh me Olsin Ramën dhe Erion Veliajn. E rrëmbyen para ca javësh një Daniel Shima dhe unë duke i dalë zot atij disa ditë me radhë. Danieli ishte si ai, kishte bërë nënën milionere duke vjedhur paratë e AKSHI-t. Ajo rrobaqepëse dhe regjistruar miliona euro si sipërmarrëse në llogari të saj.”– tha Berisha.