Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kodra e Priftit, Tiranë, ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni ka vrarë djalin e tij, Asim Gjonin, pas një debati që ka përfunduar me dhunë. Sipas informacionit të policisë, konflikti ka nisur me një shkëmbim të ashpër fjalësh mes babait dhe djalit, dhe më pas ka eskaluar në një përplasje fizike.

Gjatë përleshjes, 74-vjeçari ka goditur me shpullë djalin e tij, i cili është kundërpërgjigjur duke e shtyrë dhe goditur babain, duke e rrëzuar atë. Vajza e autorit ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën, por Asim Gjoni ka goditur dhe motrën e tij. Në këtë moment, Hekuran Gjoni është ngritur, ka marrë një thikë nga tavolina dhe ka goditur disa herë djalin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Asim Gjoni u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Pas ngjarjes, autori është arrestuar nga policia dhe është akuzuar për “Vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Policia ka sekuestruar mjet