Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, po përballet me kritika të ashpra pas akuzave se ka përdorur mbi 12 mijë euro nga fondet publike për të blerë veshje luksoze, duke përfshirë fustane firmato dhe aksesorë të shtrenjtë.
Sipas një raporti të organizatës franceze kundër korrupsionit Mediapart, gjatë mandatit të saj 66-vjeçarja ka bërë disa blerje me vlerë të lartë, ndër të cilat spikasin një pallto Burberry prej 3,067 eurosh në nëntor 2023 dhe një shpenzim prej 2,300 eurosh në dyqanin Dior në mars 2024.
Mediapart thekson se Hidalgo ka refuzuar të japë transparencë për shpenzimet e saj, ndërsa më pas i ka mbrojtur ato duke deklaruar se çdo blerje është e ligjshme dhe në përputhje me detyrën e saj zyrtare. Skandali ka ngjallur zemërim në opinionin publik francez dhe po rrit presionin politik ndaj kryebashkiakes që drejton kryeqytetin francez që prej vitit 2014.