Kryeministri Edi Rama ka nënvizuar një moment historik për Shqipërinë, duke konfirmuar se vendi do të jetë mikpritës i Samitit të NATO-s në vitin 2027. Në një deklaratë publike, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një arritje që dikur dukej thuajse e pamundur, duke theksuar rëndësinë e përgatitjeve të nisura tashmë për të pritur në Tiranë liderët e vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Edi Rama: Dua ta vë theksin te një moment historik, organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri në 2027. Më pak se dy vite nga sot, nëse kemi parasysh kohën e organizimit të samitit. Dua të përgëzoj ambasadorin tonë në NATO dhe të gjithë ata punuan për ti dhënë formën përfundimtare dhe për të garantuar vulen mbi një vendimmarrje që besoj se e mirëkuptoni plotësisht kur them se ishte thuajse utopike që Shqipëria të presë një samit që sposton drejt një vendi me mijëra vetë. Dhe që në Shqipëri të mblidhen të gjithë krerët e BE-së dhe SHBA.

Një element kycc që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent. Është bërë një konferencë e dedikuar për përfaqësitë diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë për të dëshiruar. Ky aspekt duhet të jetë prioritet i ambasadave. Sa i përket politikës së jashtme, qeveria në Tiranë ua ka lehtësuar punën. Ndryshe nga si ndodhte më parë kur kancelaritë europiane ishin të largëta për përfaqësitë tona, sot kancelaritë ndërkombëtare janë vetëm një telefonatë larg nga Tirana. Puna juaj duhet të jetë e fokusuar te rritja e intestitet të lidhjeve me botën ekonomike, e cila është tejet e zhvilluar në Europë. Duke shfrytëzuar impaktin e Shqipërisë mund të bëjmë shumë së bashku.

Ne kemi çuar në një nivel krejt tjetër marrëdhëniet me disa nga vendet kryesore të Gjirit dhe presim që edhe sbërbimi diplomatik të ngrihet deri në atë nivel dhe mund të shkojmë edhe më tutje. Rezultati lë shumë për të dëshiruar.