Sot, në orën 17:00, Partia Demokratike pritet të mbajë një protestë te Bulevardi i Ri në Tiranë. Policia dhe gardhet metalike janë vendosur në terren dhe po merren masa për mbarëvajtjen e tubimit.
Protesta zhvillohet në të njëjtën ditë kur në kryeqytet mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve më të lartë të BE-së dhe vendeve të tjera të kontinentit.
Partia Demokratike nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste, duke e cilësuar procesin si të manipuluar.
