Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e kësaj të mërkure një video, ku shihen dy paralele të ndryshme, një pjesë e qytetarëve që protestojnë dhe një tjetër që luan volejboll në Tiranë.
Përmes postimit të tij, kreu i qeverisë e cilëson këtë si një “pamje europiane të lirive të barabarta”, duke theksuar se secili zgjedh mënyrën se si e kalon kohën e lirë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje europiane të Tiranës së lirive të barabarta e shijeve të ndryshme për kohën e lirë, ju uroj një ditë të paqtë”, shkruan kryeministri Rama krahas videos.
