Analisti i njohur, Lorenc Vangjeli, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Top Story”, ku ka bërë një paralajmërim të fortë sa i përket ndryshimeve të kryeministrit të vendit, Edi Rama, brenda Partisë Socialiste.

Vangjeli u shpreh se disa prej socialistëve kanë dosje të rënda, teksa hetime janë duke u zhvilluar për ta, situatë që do të sjellë vendimin e Ramës për shkarkime.

Sipas analistit, do të ketë deri në 7 deputetë që nuk do të arrijnë të mbarojnë mandatin në Kuvend.

“Unë besoj se kjo punë do të vazhdojë. Do të ketë viktimë brenda për brenda radhëve. Ka pasur shkëmbim zjarri brenda për brenda dhe do të ketë ata që do ta pësojnë. Maxhoranca nën optikën e Ramës do të duhej, ose kabineti i ri, duhej të plotësonte vetëm një kusht, nuk duhet të pranonte që një ministër/re e tij të kishte probleme.

Më ndjeni por më duhet ta them, por këtu e kemi thënë që një vit e gjysmë më përpara që do të kishte spastrim të grupit politik. Do të largojë të gjithë njerëzit… Ka disa që kanë problematika, hetimet ndaj tyre janë diskerete por shumëkush di që janë problematikë, kanë dosje të rënda.

Do të ketë arrestime, nja 6 ose 7 deputetë nuk shkojnë deri në fund të mandatit. Lista e sotme në 83 deputetë, ndër ta 6 ose 7 nuk e mbarojnë mandatin. Kryeministri e ka për detyrë të çojë mëkatarin për vesh tek dera”, deklaroi analisti Lorenc Vangjeli.