Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, pritet të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme në një vizitë zyrtare.
Sipas burimeve diplomatike, ardhja e tij ka në agjendë një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të takohet me homologun e tij, Ermal Nufin. Më pas, ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më tej do të zhvillohet një drekë pune në rezidencën kryeministrore. Në qendër të diskutimeve pritet të jetë përcaktimi i vijës bregdetare, një temë që ka ngjallur konflikt mes dy vendeve prej disa kohësh
Ndërkohë, pasdite Dendias do të takohet me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.
