Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në Facebook duke theksuar se procesi i negociatave me Bashkimin Europian për anëtarësimin e vendit mbetet prioriteti kryesor i qeverisë.
Në reagimin e tij, Rama nënvizon se qeveria ka një mandat të fortë politik dhe detyrë kryesore mbylljen e negociatave me BE-në pa humbur kohë dhe pa u shkëputur nga ky objektiv strategjik.
Ai shton se Shqipëria ndodhet në një moment historik të rëndësishëm, ku fokusi duhet të mbetet në rrugën e integrimit europian, duke e cilësuar atë si procesin më të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Sa i përket çështjeve të debatit publik si mjedisi, transparenca, lufta kundër korrupsionit apo kritikat ndaj institucioneve, Rama thekson se ato duhet të trajtohen përmes dialogut demokratik me qeverinë dhe institucioneve përkatëse.
