Po mbahet sot në kryeqytet dita e 59-të e protestës.

Si çdo ditë tjetër, protestuesit u grumbulluan në sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, aty ku po mbajnë fjalimet.

Një nga qytetarët që mbajti fjalimet me megafon u shpreh se ata do ta vazhdojnë rezistencën e tyre dhe nuk do të largohen nga sheshi.

“Nëse kjo protestë do vazhdojë, ato dyer universiteti nuk do të hapen në shtator. Nuk do të ikim, do të ikim të vdekur nga ky shesh, por Rama dhe Berisha nuk do të mbahen mend për asnjë gjë”, u shpreh ai.

Top Channel