Ka nisur në Sheshin “Skënderbej” grumbullimi i protestuesve për të 59-ën ditë radhazi.

Sikurse në ditët e mëparshme, qytetarët janë mbledhur në shesh, nga ku pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë. Aty protestuesit do të pozicionohen dhe do të vijojnë tubimin me fjalime dhe mesazhe kundër qeverisë.

Protesta vijon në kuadër të kërkesave të qytetarëve për ndryshime politike dhe largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.