Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka vijuar edhe këtë të shtunë, duke shënuar ditën e 105-të të tubimit.
Gjatë protestës, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, ku kërkohet përgjegjësi dhe zbardhje e çështjeve që lidhen me qeverisjen.
“Dosjet duan përgjigje” ishte një prej mesazheve të shfaqura në pankarta, duke iu drejtuar organeve të drejtësisë për hetimin dhe zbardhjen e çështjeve dhe akuzave të ngritura ndaj qeverisë.
Protestuesit kanë vijuar kështu të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi vijon prej 105 ditësh.
