Në kryeqytet po zhvillohet dita e 19-të e protestës jopartiake, ku qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”.
Këtë herë, organizatorët kanë ndryshuar itinerarin e marshimit, duke bërë të ditur se protestuesit fillimisht do të kalojnë pranë Kuvendit të Shqipërisë, aty ku ndodhen deputetët e Partia Socialiste e Shqipërisë, dhe më pas do të vijojnë drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë, nisja e protestës është shtyrë në orën 19:00, nga ora 18:00 që ka qenë në ditët e mëparshme, për të lehtësuar pjesëmarrjen e qytetarëve.
Protesta pritet të vijojë me marshim në disa akse kryesore të kryeqytetit, në kuadër të tubimeve të përditshme që kanë nisur prej disa ditësh.
