Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshi Skënderbej, në kuadër të ditës së 20-të të protestës së zhvilluar në kryeqytet.

Pas grumbullimit në shesh, protestuesit kanë vijuar marshimin drejt Kryeministria, ku me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra kanë përsëritur kërkesat e tyre drejtuar qeverisë, përfshirë edhe dorëheqjen e saj.

Gjatë protestës janë dëgjuar gjithashtu thirrje të drejtuara edhe ndaj opozitës. Organizatorët kanë theksuar se gjatë këtyre ditëve nuk është lejuar pjesëmarrja apo afrimi i figurave politike në tubim.

Një nga organizatorët e protestës, aktivisti Arben Kola, deklaroi se protestës pritet t’i bashkohen edhe qytetarë nga diaspora.

“Nesër vjen mërgata, kanë prerë bileta pa kthim”, u shpreh ai.