Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa studentët dhe qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke u zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.
Pas grumbullimit pranë godinës së Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë nisur në drejtim të Kryeministrisë, ku janë pozicionuar përpara godinës dhe po vijojnë tubimin.
Deri në këto momente, protesta paraqitet e qetë dhe nuk janë raportuar incidente. Gjatë marshimit, protestuesit kanë hedhur edhe një fishekzjarr në ajër.
Pjesëmarrësit vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, ndërsa kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
