Dita e 31-të e tubimit protestues në Tiranë është shoqëruar me zhvillime të reja dhe tensione të herëpashershme mes qytetarëve dhe forcave të rendit.
Protesta ka nisur që në orët e para të mëngjesit, kur një grup qytetarësh u mblodhën përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.
Në mbrëmje, rreth orës 19:00, protestuesit janë rigrupuar në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë, duke ndjekur itinerarin e zakonshëm të tubimeve të tyre.
Gjatë tubimit, një nga nismëtarët e protestës, Arben Kola, u është drejtuar pjesëmarrësve me një thirrje për reagim, duke deklaruar se qytetarët duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe se organizatorët nuk mbajnë përgjegjësi për zhvillimet në terren.
Ai është shprehur gjithashtu se situata në Kuvend, sipas tij, ka treguar përplasje dhe tensione, duke i bërë thirrje protestuesve për reagim.
