Në Tiranë është zhvilluar dita e 32-të e tubimit të qytetarëve, ku protestuesit janë mbledhur sërish në sheshin Skënderbej dhe më pas kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë.
Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit në tubim kanë vijuar me thirrje kundër figurave kryesore politike në vend, duke kërkuar ndryshime politike dhe institucionale.
Gjatë marshimit, disa nga protestuesit kanë marrë fjalën për të shprehur qëndrimet e tyre dhe për të adresuar kërkesat e protestës.
Tubimi është shoqëruar me slogane të përsëritura nga protestuesit, të cilët kanë vijuar thirrjet e tyre në kuadër të protestës së përditshme që po zhvillohet prej më shumë se një muaji në kryeqytet.
