Në Tiranë po zhvillohet dita e 47-të e protestës, me qytetarë që janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.
Protestuesit u grumbulluan në pikën e nisjes, ndërsa më pas u zhvendosën drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen edhe fjalimet e radhës.
Tubimi vijon në të njëjtën linjë me ditët e mëparshme, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë të përcjellin mesazhet e tyre politike dhe qytetare.
Autoritetet kanë marrë masat për mbarëvajtjen e rendit dhe qarkullimit në zonat ku zhvillohet protesta.
