Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të premte përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke shënuar ditën e 48-të të tubimit të tyre.

Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit mbajtën fjalime dhe shprehën qëndrimet e tyre lidhur me situatën politike në vend.

Gjatë tubimit, shumë prej protestuesve mbanin flamuj dhe pankarta me mesazhe kundër klasës politike, ndërsa aktiviteti u zhvillua nën monitorimin e forcave të policisë.