Protesta antiqeveritare ka hyrë këtë të mërkurë në ditën e saj të 53-të, me pjesëmarrjen e qytetarëve. Gjatë tubimeve, protestuesit kanë kërkuar ndryshime politike dhe kanë ngritur shqetësime për çështje sociale, ekonomike dhe institucionale.

Edhe sot pjesëmarrësit janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’, nga ku më pas do të marshojnë drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, ku do të vijojnë protestën me fjalime dhe thirrje kundër klasës politike.