Protesta në kryeqytet ka vijuar edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 60-të radhazi të tubimit të qytetarëve.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Tubimi përfundoi para godinës së Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit mbajtën fjalime dhe përsëritën qëndrimet e tyre, ndërsa protesta vijoi nën monitorimin e forcave të policisë.