Ka nisur protesta e 66-të në Tiranë, teksa qytetarët janë mbledhur sërish ditën e sotme në Sheshin Skënderbej dhe po marshojnë drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar, flamuj kuqezi e simbole kombëtare, ata kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe largimin e të gjithë klasës politike aktuale.
‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, ‘parlamenti i krimit’, ‘Shqipëria kërkon revolucion’, janë disa nga thirrjet kryesore të tyre gjatë marshimit. Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi.
