Po mbahet sot në kryeqytet dita e 67-të e protestës. Si çdo ditë tjetër, protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skëndebej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe për t’u stacionuar. Kërkesat edhe ditën e sotme janë po të njëjta, ajo e dorëheqjes së Qeverisë dhe formimit të një Qeverie teknike. Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme duke paralajmëruar se revoltat do të vazhdojnë deri në plotësimin.
Për 67 ditë me radhë mbahen protesta masive në vend kundër klasës politike dhe gjendjes sociale dhe ekonomike të vendit.
