Ka nisur në Tiranë protesta e 71-të e qytetarëve kundër klasës politike të vendit. Ashtu si çdo ditë, protestuesit marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Në podiumin e ngritur përpara godinës, ata filluan fjalimet e tyre, të cilët vijojnë tashmë prej më shumë se dy muajsh.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protesta, e cila nisi fillimisht kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, është zgjeruar me kërkesa politike. Gjatë tubimit priten thirrje kundër drejtuesve kryesorë politikë, ndërsa një nga sloganet e protestuesve është: “Rama në burg, Berisha në burg”. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet edhe në ditët në vijim më të shumtë dhe të vendosur deri në realizimin e objektivave të tyre
