Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 86-të, ndërsa qytetarët vijojnë grumbullimin përpara Kryeministrisë.
Edhe gjatë tubimit të sotëm, protestuesit u mblodhën në bulevardin përpara godinës së qeverisë, ndërsa disa prej tyre u ngjitën në podium për të mbajtur fjalime.
Në deklaratat e tyre, protestuesit theksuan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe se tubimet do të vijojnë deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të tyre.
Protesta pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa organizatorët kanë përsëritur thirrjen për pjesëmarrje qytetare.
