Tubimi kundër klasës politike në Tiranë ka hyrë në ditën e 87-të, ndërsa protestuesit janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë.

Në podiumin e vendosur në shesh, disa prej protestuesve kanë mbajtur fjalime, duke deklaruar se rezistenca do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Gjatë fjalimeve, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër klasës politike dhe kanë bërë apel për vijimin e protestave.

Pas përfundimit të fjalimeve, turma është zhvendosur në rrugët e kryeqytetit, ku protestuesit kanë vijuar marshimin.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.