Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj zhvilluan homazhe ditën e sotme në Varrezat e Dëshmorëve. Në monumentin “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule dhe u kryen nderime për dëshmorët e rënë për liri.
Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët Qemal Stafa, aktivist i luftës Nacional Çlirimtare. Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli shqiptar i kujtonte dëshmorët e tij dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.
