Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, ku është pritur nga sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.
Menjëherë pas mbërritjes, Rama zhvilloi një takim me kreun e NATO-s, ndërsa gjatë qëndrimit në kryeqytetin turk pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Samiti i NATO-s mbledh liderët e vendeve aleate për të diskutuar mbi sigurinë ndërkombëtare, sfidat aktuale të Aleancës dhe forcimin e bashkëpunimit në kuadër të mbrojtjes euroatlantike. Shqipëria merr pjesë në këtë samit në kuadër të angazhimit të saj si vend anëtar i NATO-s.
