Kujdesi ndaj kafshëve endacake, ndikon në shëndetin e shoqërisë.
Kjo është deklarata e ambientalistëve në kuadër të ditës botërore të kafshëve të rrugës. “I kërkojmë ndihmë Bashkisë së Tiranës, të mos i helmojë, të mos i eliminojë kafshët, por t’i matrikulojë, t’i vaksinojë ato pa i lënduar. Ky apel nuk vlen vetëm për këtë institucion, por edhe për të gjithë ne, të cilët duhet të përkujdesemi për shëndetin e tyre”, thonë ambientalistët.
Të njëjtin qëndrim mban edhe përgjegjësja e sektorit veterinar në Bashkinë e Tiranës, Ermjona Hajdini, e cila theksoi se projekti për kujdesin ndaj tyre ka nisur. Në ditën botërore të kafshëve të rrugës, vullnetarë dhe intelektualë, bënë thirrje për marrjen e iniciativave në ndihmë të këtyre kafshëve endacake, keqtrajtimi i të cilave do të ndoste mjedisin dhe do të rrezikonte shëndetin tonë.