Dita e sotme mund të quhet dita e parë e punës si kre i SPAK-ut për prokurorin Klodian Brahon. Por pa shumë ceremoni ai mori menjëherë detyrën e tij duke u përballur direkt me dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Takimi I tij I parë kundër politikës
Mesazhi që kryeprokurori Braho ka dhënë në KLP është, zgjidhja më e lehtë gjendet tek zbatimi I ligjit dhe kjo nënkupton ditë të vështira për shkelësit që janë nën kompetencë të SPAK. Si një prokuror që ka drejtuar departamentin për hetimin e korrupsionit, kryeprokurori i ri i SPAK, Braho, mosha 44 vjeç, njihet për rekordet hetimore ndaj funksionarëve të lartë. Por edhe në fushën e krimit të organizuar.
Prezantimi zyrtar me 19 kolegët e tjerë kryhet të hënën, mbasi anëtarët e këshillit gjenden në një vizitë në Spanjë. Ai do të prezantohet si kryeprokurori i tretë, mbas Arben Krajës dhe Altin Dumanit.
