Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot në faqen e saj zyrtare në Facebook një mesazh të Presidentit amerikan Donald Trump, në nder të shenjtores shqiptare Nënë Tereza, me rastin e ditës së shenjtërimit të saj.
Në deklaratën e tij, Presidenti Trump vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të Nënë Terezës, duke theksuar humanizmin dhe përkushtimin e saj ndaj më të varfërve.
“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh,” thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Ambasada Amerikane.
Shenjtorja shqiptare, e njohur në mbarë botën për veprën e saj humanitare, është nderuar jo vetëm nga Vatikani, por edhe nga liderë botërorë, përfshirë presidentët amerikanë ndër vite.