Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës parashikohet të mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit.

Por sipas Meteoalb, orët vijuese do të sjellin kalime vranësirash përgjatë shtrirjes Lindore dhe në zonat Qendrore të Shqipërisë, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8 gradë Celsius deri në 28 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.