Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar fotoalbumin nga Roma krah homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.

Fotoalbumi i publikuar përmban foto nga mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë.

Kreu i qeverisë e quajti një ditë historike të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë 🫶”, shkroi kryeministri Rama.