Komuniteti Mysliman Shqiptar ka zhvilluar ditën e sotme një aktivitet festiv në ditën e lindjes së profetit Muhamed. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri i vendit Edi Rama e cilësuar si një vlerë të madhe harmoninë mes feve në vendin tonë, ndërsa ka vlerësuar Komunitetin Mysliman Shqiptar për kontributin e në jetën e vendit dhe rolin e vet emancipues.
Sipas Ramës, globalizmi kërcënon sot vlerat tona edhe ato fetare, por lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm, sipas kryeministrit nuk mund të arrihet vetëm me armë.
“Të luftosh ekstremizmin e dhunshëm nuk mjaftojnë ushtritë, sepse nuk është betejë që fitohet përmes armëve, por është një luftë që fitohet në zemrat dhe mendjet e më të rinjve në gjithë botën. Ky mision fisnik i takon arsimimi për të përtërirë brez pas brezi vëllazërinë mes feve dhe popujve”, tha Rama.
9 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)