E konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda së fundmi është ajo e ndodhur vetëm pak ditë më parë ku një nënë së bashku me 3 fëmijët e saj është mbytur në lumin Buna.

Alma Arrazi së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur u hodh në lumi Buna ndërkohë që dyshimet e para janë për dhunë fizike dhe psikologjike nga ana e kryefamiljarit.

Në një intervistë për ‘Shqipëria Live’ ka folur për ngjarjen motra e së ndjerës Alma Arrazi, teksa është shprehur se kontakti me viktimën ka qenë paraditen e  ngjarjes.

Sipas saj, Alma kishte probleme me bashkëshortin ndërkohë që kishte zbuluar se ky i fundit kishte një lidhje jashtëmartesore.

“Kam komunikuar me motrën në mëngjes, pastaj në darkë më mori kunati në telefon. Motra dhe bashkëshorti kanë patur konfliket. Ai kishte një lidhje jashtëmarteasore. Lidhja që ka patur burri ishte shkaku i konfliktëve.

Alma u vu në djeni sepse gjeti në celularin e tij video dhe foto me të dashurën duke u puthur dhe përqafuar. Alma çdo ditë më tregonte për këtë situatë.

Motra ime nuk ka marrë mediakmente dhe nuk ka patur probleme mendore. Motra ime ka qenë një nënë e përkushtuar që donte bashkëshortin dhe familjen e saj.

Më ka thënë që ka patur ofendime të shpeshta nga ana e bashkëshortit. Motra ime flinte veç nga bashkëshorti, kishte 2 muajt e fundit.

Fëmijët e dinin situatën mes prindërve, sidomos vajza e madhe. Ata kanë qenë prezent aty kur kanë patur debate dhe janë bërë sherret.

Ditën që ndodhi ngjarja dy kunatat kanë pirë kafe, Alma bashkë me motrën e burrit.

Kur fola me motrën e Erdysit dhe më tha që Erdysi ka kaluar para këmbëve me të dashurën e tij, e kishte parë vetë dhe Alma.

Ajo e ka dashur shumë burrin, ka arritur që i ka thënë hajde me merr edhe pse ke një lidhje tjetër, sepse Alma edhe më herët është larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët.”- tha për Shqipëria Live motra e Alma Arrazit në një intervistë nga Luçiana Hulej.

Ndërkohë që edhe babai i së ndjerës ka reaguar duke u shprehur se trupi i vajzës së tij do të varroset në Durrës, larg familjes së bashkëshortit.

“Unë kam qenë i shtruar në Itali. Ne nuk pranojmë që Alma të varroset bashke me fëmijët e saj. Vajzën time do ta marr unë dhe do ta varros pranë nënës në Durrës.”- tha babai i viktimës.