Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Edi Rama për mungesën e tij në seancën plenare të Kuvendit, duke e cilësuar si të pafalshme që ai nuk është i pranishëm për të diskutuar ngjarjet e rëndësishme që po ndodhin në vend.

Kapri ka theksuar se kjo mungesë është një shenjë e mungesës së përgjegjshmërisë dhe transparencës nga ana e Kryeministrit.

Po ashtu i ashpër është shprehu me qëndrimin e tij ndaj kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla duke thënë se minimuni duhet të tregojë etikë kur flet në Parlament.

“Nuk është në konakun e vet në Bërzesht të Librazhdit. Kur flet minimalisht të ketë etikë. Ndoshta është i vetmi ministër apo ish ministër kur ditën e vet e ka më të lumtur kur u shkarkuar sepse do të dalë përse u shkarkua, Më gjeni një vend të Europës ku kryeministri shkon njëherë një 3 apo 6 muaj në Kuvend. Kryeministri duhet të pyesë vetën ku ka një vend në botë që nuk reagon për një rast të tillë. Po përballemi me një puç Kushtetuese, po tentohet me çdo mjet për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe më pas SPAK”, tha ai.