Një punëtor shqiptar në Mytilene të Greqisë, ka humbur jetën gjatë një aksidenti fatla në punë. 45-vjeçari punonte në dy punë për të përballuar koston e jetesës. Paradite ai punonte në një restorant dhe më pas në sektorin e ndërtimit.

Mediat greke shkruajnë se aksidenti nxjerr në pah edhe një herë mangësitë në masat e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës dhe denoncon se politika qeveritare i lë punëtorët të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze. Administrata e Qendrës së Punës Pallesvia, ka bërë thirrje për një tubim në Sheshin Sapphos, në kuadër të këtij rasti. Trupi i viktimës pritet të niset për në vendlindje, ndërsa policia greke po heton më shumë mbi rastin.