Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të shkurtër të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për të atin.
Ai tha se do ta kujtojnë si baba, por edhe si burrë të rrallë shteti që vuri atdheun para vetëvetes.
“Iku nga kjo botë vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demorkacinë, i pari që nuk e kishte frikë humbjen sepse ai ishte një kalorës.
Më dha mësim me forcën e shembullit. Ai më mësoi gjithçka, edhe ringrtjen”, tha Sokol Nano.
