Një tjetër ekzekutim tronditi Tiranën mbrëmjen e 19 nëntorit, ku viktimë mbeti 28-vjeçari Klaudio Prendi.
I riu, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash pak pas mesnatës së të hënës. Prendi ishte në një lokal me miqtë në zonën e njohur si “Xhamlliku”, ku u vra me armë zjarri silenciator sapo doli për të hipur në automjetin e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00.30 minuta, ku autorët, të cilët dyshohet se ishin 3 persona, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit për orë me radhë. Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator.
27-vjeçari u tha se u qëllua me të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt Spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.
Një skemë tipike atentati mafioz, ndërsa makina e autorëve ka ardhur nga zona e Freskut dhe pas vrasjes e ‘Audi’ i atentatorëve është gjetur në flakë në zonën e Farkës. Pasi kanë qëlluar drejt të riut, shoferi dhe qitësi, janë larguar në drejtim të qendrës dhe mjeti duke u djegur rreth orës 01:05 në Farkë. Një person i tretë dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe burime nga grupi hetimor se në mjetin e shkrumbuar të autorëve nuk është gjetur arma që u përdor për ekzekutimin e të riut.
Makina e autorëve ‘Audi A4’ ka pas targa greke të mbivendosura dhe ende nuk është këqyrur numri i shasisë, pasi është dëmtuar nga djegia. Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë të dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse rezulton apo jo e vjedhur.
Paraprakisht dyshohet se vrasja është profesionale dhe se është realizuar nga vrasës me pagesë, për shkak të rrethanave profesionale në të cilat është realizuar.