Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh mirënjohës për përkrahjen e Ramës për luftën e UÇK-së dhe të vërtetën në Hagë. Ai falënderoi kreun e qeverisë shqiptare, pasi sipas tij, ai qëndroi në anën e së vërtetës, kur shumë të tjerë, siç thotë Thaçi, zgjodhën heshtjen.

“Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë. Kryeministër, faleminderit që qëndruar në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, shkruan ai.