Një i mitur është ndjerë keq gjatë protestës në kryeqytet, pasi policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve. Fëmija ndodhej në protestë së bashku me të atin.

Pas përkeqësimit të gjendjes së tij, disa efektivë të policisë dhe një grua i janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë.

Pasi është qetësuar, i mituri është larguar nga protesta së bashku me babain e tij, pas ndërhyrjes edhe të policisë, e cila u ka kërkuar të largohen për shkak të rrezikut që paraqet situata e tensionuar.