Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të denoncuar dje në Maliq, 43-vjeçari Edison Sheme akuzohet se ka përdhunuar për 4 vite një 16-vjeçare. Pas deklaratës së bërë në polici, Sheme është shpallur në kërkim, teksa nëna e tij ka folur për mediat.
Ajo mohon akuzat, duke thënë se nuk ka mundësi që djali i saj, baba i 4 fëmijëve të ketë kryer një akt të tillë. Sipas saj denoncimi është bërë për pas një konflikti, ndërsa ka deklaruar se i biri edhe më herët është kërcënuar.
Ajo po ashtu mohon deklarimet se Sheme ishte mik në familjen e vajzës, ndërsa thotë se i biri kishte një konflikt me kryeplakun e fshatit Sheqeras dhe ai mund të ketë lidhje me këtë denoncim.
“Jam nëna e tij. Kur paskërka 4 vite me atë fëmijë, deri më sot çfarë beri nëna e babai i saj? 4 vite, unë te kem vajzën time e për 4 vite të hesht e të dal tani, nuk e di si e kanë bërë punën, inati. Djali nuk e ka kryer këtë veprim. Djali gjithë ditën në punë, me fëmijët, me shtëpi, puntor sa s’ka ku të shkojë më. E shihni gjendjen, krahët e tij e kanë bërë. Nuk e bënte gjithë këtë po te ishte e asaj rruge. Nuk kemi lidhje me ta, fshatare, i ati vinte rregullonte zetorin në puna e djalit. Nuk kemi hyrje dalje në shtëpi. As me kane ardhur e as u kam shkuar.
Ah mor bir ta dish çfarë ka. Kjo gënjeshtër është bllok me gjithë fshatin Sheqeras. Ka patur sherr me kryeplakun, pse nuk u bë para 4 vitesh, por pardje që kishte gjyqin me kryeplakun e fshatit? Një kërcënim i ka bërë djalit. Djali im është kërcënuar. Mos e mbyll gjyqin se do ta shohësh. Djalin nuk e di ku është. E çova në gjyq, nuk di gjë. Erdhi policia e kërkonte, një sqarim kemi thanë. As me sqaruan gjë fare. Nuk kam folur unë me familjen, foli djali tjetër, i ati ka thënë se nuk di gjë por e ka marrë në dorë çupa e madhe dhe gruaja. Kjo grua kur thotë 4 vite, sot e gjeti? Pardje e gjeti në gjyqin me kryeplakun? Ja një vit, dy tre. Ku ishte kjo nënë?”,- tha nëna e tij.