Është zbardhur dëshmia e ish-gjyqtarit Fran Prendit, në lidhje me vrasjen e të birit, Klaudio Prendi.
Ish-gjyqtari është shprehur se nuk ka asnjë dijeni apo dyshim pse ka ndodhur ngjarja, ndërsa ka shtuar se nuk ka pasur informacion për konflikte të djalit dhe ka thënë se kërkon që të zbardhet ngjarja për të vënë drejtësi.
Klaudio Prendi u vra me breshëri plumbash pak pas mesnatës së të hënës. Prendi ishte në një lokal me miqtë në zonën e njohur si “Xhamlliku”, ku u vra me armë zjarri silenciator sapo doli për të hipur në automjetin e tij.
27-vjeçari u tha se u qëllua me të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt Spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.