Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në qytetin bregadetar të Durrësit. Mësohet se djali ka qëlluar me thikë të atin 70-vjeçar, i cili për pasjojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Bëhet me dije se krimi brenda familjes ka ndodhur në zonën e Shkallnurit, e sakaq policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tronditëse.