Kryebashkiaku i pezullluar Erion Veliaj ka bërë deklaratën e tij para trupës gjykuese në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkakrimin e tij.

Mes të tjerash, Veliaj përmendi dhe të birin duke u hsprehur se më shumë e ka takuar në burg, se sa kur ishte i lirë, pasi sipas tij, puna e ngarkuar në drejtimin e bashkisë e mbante larg. Veliaj tha se vetëm familja e tij mund të nakohet për mungesën e tij, pasi në punë ka qenë gjithmonë i pranishëm.

“Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesën time, është nëna ime dhe familja ime. Djalin tim e kam takuar më shumë në burg seç e kam takuar në liri se e lija në gjumë dhe e gjeja në gjumë. Kush thotë se kam munguar në punë fyen inteligjencën e qytetarëve të Tiranës që e panë dashurinë për punën dhe për këtë qytet. Punë nga e cila më shkëputën padrejtësisht dhe pabesisht, ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar.”- tha Veliaj.