Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve mësohet se e moshuara jetonte e vetme në një pallat në lagjen nr.17

Ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi nuk e kishte parë të moshuarën prej disa ditësh. Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë.

Gruaja që ndërroi jetë është identifikuar si Bajame Memetali dhe dyshohet se ka ndëruar jetë një ditë më parë.

“Flet fqinja: “U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndëruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndëruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu. Një motër e kishte në Tiranë por ajo vinte rallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira,” tregoi fqinja.