Kryeministri Edi Rama, në episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, ka ndarë disa reflektime personale lidhur me rolin e tij politik dhe jetën përtej detyrës shtetërore. Duke e nisur me humor, Rama tha se djalli nuk është aq i zi sa duket, e më pas u ndal te pyetja nëse ka menduar ndonjëherë të largohet nga politika.
“Ka momente që të vjen, por është sipërfaqësore. Nuk vjen nga thellësia,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se angazhimi i tij mbetet ende i fortë
Kryeministri foli gjithashtu për lodhjen që sjell posti, presionin e përditshëm dhe natyrën e rënduar të vendimmarrjes, që sipas tij e karakterizojnë këtë detyrë.
Pjesë nga podcasti:
Rama: Djalli nuk është aq i zi sa duket.
Lindita: Rrini shumë në natyre?
Rama: Shumë më pak seç duhet të rri.
Lindita: Është shumë e bukur, sidomos kur kalon të 50-tat.
Rama: Faleminderit që ma kujton, natyra ime janë muret. Koha ikën gjithmonë e më shpejt. Çdo vit kalon më shpejt sesa viti paraardhës.
Lindita: Gjithë kjo energji? Keni thënë ndonjëherë që ‘do ta lë’?
Rama: Kjo është një histori ngritje zbritje, rrëshqitjesh, në momente të caktuara që ndihesh i rrëzuar, ka presion, stres, sepse është shumë e vështirë, e pamundur ti shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm.
Sigurisht që nuk je vetëm në kuptimin fizik të fjalës, i ke disa njerëz, siç kam unë gjysmën time më të mirë, por në fund, kur duhet të marrësh një vendim je vetëm. Kjo është një punë vendimesh të panumërta në ditë. Mund të jetë një vendim i vogël, por për dikë që ka një problem persona, është një moment shumë i rëndësishëm i jetës së vetë.
Kur thua jo, do marrësh përsipër dhe energjinë negative të dikujt që të s’kupton. Në momente të caktua të vjen të plasësh dhe mund të ketë ardhur të them… por ajo lëre këtë punë është sipërfaqësore. Nuk vjen nga shumë thellë. Është një akumulim që të vjen një moment, por që ta kem insistuese, jo.