Një sasi e konsiderueshme mbeturinash në Hysgjokaj, Lushnjë, është përfshirë nga flakët. Sipas deputetit Saimir Korreshi, zjarri ka nisur vetëm një ditë pasi u denoncua publikisht si një pikë grumbullimi e paligjshme nga deputeti Saimir Korreshi.
Sipas denoncimit të bërë nga Korreshi, zona e cilësuar prej tij si një mrekulli natyrore, ishte kthyer prej kohësh në një vend-depozitim masiv mbetjesh. Situata u bë publike përmes një videoje, ndërsa pak orë më vonë, mali me mbeturina u përfshi nga zjarri.
“Erdhëm përsëri sot. U rikthyem. Do thoni juve, u çmend Saimiri. Nuk u çmend kaq kollaj, por u rikthyem sot për të treguar gjithë plehrat e Lushnjes dhe të Hysgjokajt, që hidheshin në këtë mrekulli natyrore. Dhe shikoni çfarë ka ndodhur sot. Sot, mbasi e kanë parë videon e denoncimit të plehrave të Lushnjës, i kanë vënë flakën. Shiko çfarë situate dhe çfarë batërdije, ku të gjithë njerëzit paguajnë taksa për pastrim, taksa për gjelbërim, taksa për të gjitha të tjerat. E taksat e lushnjarëve janë vetëm një fije shkrepëse. Përkthehen një fije shkrepëse, për t’i vënë zjarrin, për të ndotur gjithë këtë ambient dhe mund të marri gjithë ky pyll që është këtu, mund të marri flakë. Dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Siç tha dhe shoku Toroland Balla, për djegiet me zjarr, çfarë vepre penale është dhe sa dënohesh.”– shprehej Korreshi.
