Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Fllakë të Durrësit, ku u dogjën 8 autobusë.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka qenë aksidentale dhe zjarri ka nisur për shkak të një shkëndije elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me zjarrin në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve”, thotë policia.